21:24 / E Premte, 06 Mars 2020

Pse po e mbron Albinin prej Albinit

Shkruan: Kimete Berisha

Ti a e urren Albinin?
Po. E urren.

Ani pse pra po e don kaq shumë, kur e urren.
Ti kur e urren dikë, kur e sheh që e ka gabim, s’i bën zë, ia bën rrafsh, e lë me gabu.

Pse s’po e lë Albinin me gabu, pse s’po e lë djalin m’u ‘prish’ me Amerikën, kur ty kjo të bjen mirë?

Po ti e ke dertin e Kosovës. Q’ata.
Ti po ‘tutësh’ se Amerika për Albinin ia kthen shpinën Kosovës.
Se, Amerika është Individ për Ty, që kur t’hujitet i çon krejt ‘në rr.s’.

Grenelli nëse u idhnu, u idhnu me Albinin, jo me Kosovën.
Anipse, Grenelli u idhnu me Albinin, por me degradu e ka degradu Hashim Thaçin.

Ti kujton se kur e publikoi fotografinë e Hashim Thaçit me Vuçiqin nga takimi fantom, i paparalajmëruar dhe sekret, e bëri me ja shti najkuj tërrpinë a?

Në fotografi, Hashimi lexonte një letër duke e përcjell rreshtin me gishtin e vogël, gishtin e vogël s’e përdor kush, përveç si fëmijë kur ‘jepnim besën’ dhe i premtonim njani-tjetrit diçka që bëhej kollaj.

Sikur mos të kishte qenë Grenelli që ia ka zbuluar ftyrën, për Hashimin ai takim s’ka ndodhur sepse e ka mbajtur fshehur.

Shumë portale kanë krijuar frikë të rreme nga disponimi anti-amerikan, dhe po e ushqejnë këtë frikë me ‘veshtaçki’.

Portalet e kanë bë Grenellin si besheret i arave, me të cilin po e tutin popullin.

Pse m’u tutë prej tij?
S’kemi arsye, pavarësisht se i kish sytë si brisk xhepi.

Grenelli e fshin zemërimin me një ‘delete’, është i kthyeshëm, në një rast, mbas qindra mesazheve në Twitter kur ish bind plotësisht se ka gabuar, i kish fshi të gjitha ‘zemërimet’ me një potez.

Serbia po sillet sikur u adaptu e u mësu me taksën. Ama, më shumë po luftojnë për Serbinë gazetarët shqiptarë sesa vet Serbia.
Nëse nuk paguhen për këtë luftë, haram ju qoftë nëse e bëjnë për ‘ideale’.

Pse s’po e bëni të njëjtën panikë mediale për çnjohje.

Kur ke sharm, edhe nëse je poshtër, të falet.
Ama Juve po ua shohim djersët kah ju pikin prej ‘mërzisë’.

Kryesore, Kadriu mos m’u trondit, se shumë u trondit pse Grenelli u prish me Albinin e u hidis me Kadrinë. .

Ke me çka m’u trondit Ti.
Më mirë mos u trondit. Knaqu. Knaqu se Grenelli u idhnu me Albinin.

P.S. Për Kryeministrin e kam një pyetje:
Sikur mos ta gjente taksën ‘e gatshme’ për ta përdorur si armë për zbatimin e reciprocitetit, si do ta zbatonte reciprocitetin, si e ka menduar ta zbatonte reciprocitetin me Serbinë nëse nuk do të kishte ekzistuar taksa.

Mos i humb