PSG apo Arsenal? Publikohen formacionet zyrtare të finales së Championsit
Na ndajnë edhe 1 orë nga fillimi i finales së Ligës së Kampionëve.
Kampionja e Evropës, PSG do të tentojë të mbrojë titullin ndaj kampionëve të Anglisë, Arsenalit në një ndeshje që e gjithë bota do të ketë vëmendjen aty.
Te PSG, e presin me padurim rikthimin e dyshes Dembele-Hakimi, të cilët do të startojnë nga minuta e parë pasi deri më tani kishin qenë të lënduar.
Ndërsa te Arsenali, suedezi Viktor Gyokeres do të nis nga stoli me Arsenalin që preferon Kai Havertzin si sulmues.
Këto janë formacionet:

Ndeshja do të luhet në orën 18:00./IndeksOnline/

