15:25 / E Enjte, 29 Dhjetor 2022 / shkelqim osmanaj

PSG ”blindon” Verrattin

Mesfushori i Italisë, Marco Verratti, ka nënshkruar një kontratë të re me PSG-në deri në vitin 2026.

Kontrata i shton edhe dy vite të tjera kontratës së mëparshme, e cila do të skadonte në qershor 2024.

Verratti iu bashkua Paris Saint-Germain në korrik 2012 nga klubi i vendlindjes Pescara, përpara se të kishte luajtur ndonjëherë në Serie A.

Ai ka qenë i lidhur me një rikthim në Itali te Juventusi, por tani e ka përkushtuar në mënyrë efektive pjesën e mbetur të karrierës së tij te PSG.

Verratti tani ka 399 paraqitje për Parisiens. /IndeksOnline/