08:40 / E Premte, 22 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

PSG e gatshme të paguaj 150 milionë euro për yllin e Lazios

Igli Tare mund të bëj pazarin më të mirë që prej emërimit si drejtor sportiv në Lazio.

CorriereDelloSport raporton se PSG është e gatshme që të pranoj kushtet e Lazios për të sjellur mesfushorin serb Milinkovic-Savic në Paris, e që italianët e vlerësojnë 150 milionë euro.

Për disa muaj Sergej u bë një nga lojtarët më të fortë të mesfushës në botë dhe është e pamundur të frenohen thashethemet për të. Gjithkush e shikon atë dhe të gjithë e dëshirojnë në skuadër.

Milinkovic poashtu është nën radarin e Manchester City, Manchester United dhe Juventus. /IndeksOnline/