22:48 / E Premte, 18 Tetor 2019 / indeksADMonline

PSG fiton me lehtësi kundër Nice

Ishte minuta e 15’ kur Di Maria shënoi golin e parë në këtë ndeshje pas asistimit të Icardit.

Mirëpo Di Maria nuk u ndalë me kaq, ai shënoi përsëri pas 6 minutash dhe ishte po ashtu një gol fantastik, dhe i pandalshëm për portierin.

E më të lehtë fitoren PSG e kishte pasi që dy lojtar të Nice u përjashtuan nga loja me karton të kuq, në minutën e 74’ u përjashtua nga loja Cyprien pasi mori kartonin e dytë të verdh kurse në minutën e 77’ u përjashtua edhe Herelle pas një gjesti jo të mirë në fushë ai e mori drejtpërdrejt kartonin e kuq.

E golin e tret arriti ta shënoj Mbappe në minutën e 88’, kur u mendua se përfundoi gjithqka shënoi në minutat shtesë edhe Icardi pas asistimit nga Mbappe.

Kjo fitore ja ka siguruar Paris Saint Germain gjithsej 24 pikë në rënditjen tabelare./Indeksonline/.