17:12 / E Martë, 09 Gusht 2022 / Gj. Sh

PSG ka gati transferimin e radhës

Skuadra e PSG-së po vazhdon me transferime të reja në këtë afat kalimtar.

Gazetari Fabrizio Romano, ka njoftuar se është çështje kohe transferimi i Fabian Ruiz nga Napoli, transmeton Indeksonline.

Shifra e transferimit të spanjollit raportohet se është 20-25 milionë euro.

PSG ka arritur marrëveshje personale me futbollistin ndërsa negociatat mes klube po vazhdojn./Indeksonline/