23:12 / E Premte, 15 Shtator 2023 / Gj. Sh

PSG nuk i kryejn punë transferet e reja, pëson humbje nga Nice

PSG ishte një prej skuadrave më aktive në tregun e transferimeve.

Por pavarsisht kësaj, kampioni i Francës po ka probleme në rezultate në këtë fillim sezone, shkruan IndeksOnline.

PSG sonte në “Parc des Princes” pësoi humbje nga Nice me rezultat 3-2.

Mysafirët kaluan të parët në epërsi me golin e Terem Moffi në minutën e 21-të.

Gëzimi i tyre zgjati vetëm tetë minuta, pasi Mbappe barazoi shifrat në 1-1. Pjesa e parë përfundoi me barazim.

Në pjesen e dytë Nice riktheu epërsin në minurën e 53-të me golin e Gaetan Laborde, ndërsa Moffi realizoi golin e dytë personal dhe të tretin për skuadrën e tij në minutën e 69-të.

Krejt çka bëri PSG deri në fund të ndeshje ishte ta ngushtoj rezultatin në 2-3, me golin e Mbappes në minutën e 87-të.

Me këtë fitore, Nice merr vendin e dytë në Ligue 1 me 9 pikë, ndërsa PSG zbret në vendin e tretë me 8 pikë./IndeksOnline/