15:37 / E Hënë, 30 Korrik 2018 / indeksADMonline

PSG-së po ia do pa Buffonin, mposht Atleticon (Video)

PSG ka shënuar fitoren e parë në International Champions Cup.

Kampionët e Francës mposhtën Kampionët e Europa League me rezultat 3-2.

Parisienët ishin në avantazh të dyfishtë pas golave të Nkunku në minutën e 32-të dhe Diaby në minutën e 71-të, shkruan indeksonline.

Atletico u rikthye duke shënuar dy gola në 15 minutat e fundit të ndeshjes.

Mollejo ngushtoi  rezultatin në minutën e 75-të, ndërsa një autogol i Bernede barazoi rezultatin.

Golin e fitorës për PSG-në e shënoi Postolachi në minutën e dytë shtesë.

Kjo ishte ndeshja e fundit e PSG-së në këtë kompeticion, ndërsa Atletico do të luaj kundër Interit me 11 gusht. /IndeksOnline/