00:00 / E Shtunë, 03 Nëntor 2018 / indeksADMonline

PSG thyen rekordin shumë vjeçar të Tottenham

PSG arriti ta mposhti ekipin e Lille me rezulta 2-1. Përveç tre pikëve të fituar, parisienët kanë arritur të thyejnë një rekord të vjetër.

Me fitoren e sotshme PSH ka arritur të bëjë 12 fitore në ligë, duke u bërë ekipi i parë që nga viti 1960 që arrinë të fitojë 12 ndeshjet e para në top pesë ligat evropiane, transmeton Indeksonline.

Më herët këtë rekord e mbante Tottenham ku në sezonin 1960-61 kishte arritur të fitonte 11 ndeshje radhazi.

PSG me këtë fitore shkëputet nga vendi i dytë për 11 pik në ligë./Indeksonline/