18:29 / E Premte, 18 Gusht 2023 / Gj. Sh

PSG zgjidh problemin me Mbappen, francezi ftohet për ndeshjen e radhës

PSG dhe Kylian Mbappe si duket kanë gjetur një gjuhë të përbashkët.

Pasi mungoi në ndeshjen e parë ndaj Lorientit, francezi është ftuar nga trajneri Luis Enrique, për ndeshjen e radhës kundër Toulouse, shkruan IndeksOnline.

I ftuar për këtë ndeshje është edhe trasferi i ri i PSG-së, Ousmane Dembélé.

Në anën tjetër, Enrique nuk e ka përfshirë në listën e 20 futbollistëve të ftuar mesfushorin Marco Verratti.

Italiani duket se nuk është në planet e trajnerit spanjoll, pasi nuk ishte i ftuar edhe në ndeshjen e kaluar.

Ai mund të largohet nga PSG-ja gjatë ditëve të ardhshme, pasi ka një ofertë prej 45 milionë euro nga skuadra arabe Al Hilal./IndeksOnline/