16:52 / E Shtunë, 17 Shtator 2022 / MSH

Publikohen imazhe të rralla të ushtarëve të UÇK-së

Koleksionisti i fotografive dhe video-inicizimeve që dëshmojnë luftën e serbëve në Kosovë, Esat Shala, ka publikuar disa imazhe të rralla të ushtarëve të UÇK-së.

Ai ka shfrytëzuar llogarinë e tij në facebook për të ndarë imazhet ku shihen ushtarë të rinj e më në moshë, duke qëndruar në grupe e pranë municioneve të tyre, me flamujt kombëtarë e të gatshëm për të mbrojtur atdheun.

Në mesin e tyre vihen re edhe ish-zëdhënësi i Ushtrisë, Jakup Krasniqi, si dhe ish-komadanti Fatmir Limaj.