08:39 / E Mërkurë, 16 Shtator 2020 / indeksADMonline

Publikohen pamjet, ky është luksi i jashtëzakonshëm i “Mercedesit” S-Class 2021

Asnjë risi tjetër në vitet e fundit nuk ka ndryshuar kaq rrënjësisht nga një model në tjetrin. 

Brendësia e automjetit është edhe më digjitale dhe inteligjente, pasi edhe hardueri edhe softueri kanë bërë përparime të mëdha.

Pesë ekrane të shkëlqyer dhe të mëdha, pjesërisht me teknologjinë OLED, e bëjnë kontrollin e funksioneve të automjetit dhe komoditetit edhe më të lehtë.

S-Class ka qenë gjithmonë një vend për udhëtime të rehatshme dhe punë të qetë.

Me gjeneratën e re, pjesa e brendshme është evoluar plotësisht, dhe pothuajse është një strehë midis shtëpisë dhe vendit të pun

Asistenti i zërit “Hej Mercedes” është edhe më i aftë për të mësuar dhe për të dialoguar me aktivizimin e shërbimeve në internet në aplikacionin Mercedes.

Në S-Class asistenti i zërit mund të kontrollohet edhe nga pjesa e pasme.