10:47 / E Premte, 30 Tetor 2020 / OSH

Publikohet dueti i Azet me Capital Bra

Reperi i njohur shqiptar, i cili jeton dhe vepron në Gjermani, Azet, ka publikuar bashkëpunimin e tij më të ri.

“B.L.F.L.” mban titullin kënga e tij më e re, e cila vjen në bashkëpunim me reperin gjerman, Capital Bra.

Kënga është punuar nga producentët e njohur gjermanë Beatzarre dhe Djorkaeff, derisa tekstin e kanë shkruar vetë reperët.

“B.L.F.L.” është vizualizuar edhe me klip, xhirimet e të cilit janë kryer në Gjermani , teksa dy reprët vijnë me një performancë mjaft interesante . Projekti për vetëm disa orë ka arritur të grumbullojë afro 500 mijë klikime.

Azet është shumë aktiv në tregun e muzikës gjermane, me projekte muzikore të shumta, të cilat priten gjithnjë mirë nga fansat e tij. Capital Bra ndryshe është  mjaft i njohur për bashkëpunimet e tij me disa emra të njohur shqiptarë.