19:17 / E Martë, 28 Qershor 2022 / Gj. Sh

Publikohet lista përfundimtare e Kosovës ndaj Danimarkës

Përfaqësuesja e Kosovës në Baketboll, do të luaj ndeshjen e radhës kundër Danimarkës në udhëtim të enjten, më 30 qershor nga ora 19:00, raporton Indeksonline.

Trajneri i Kosovës, Christos Marmarinos ka publikuar edhe listën përfundimtare të Dardanëve për sfidën ndaj danezëve.

Kosova në këtë takim pritet të ketë disa mungesa në skuadër.

Valon Bunjaku dhe Mikaile Tmusiq mungojnë për shkak të lëndimit, ndërsa me lëndime po përballen edhe Gëzim Morina dhe Meriton Ismaili.

Marmarinos në listë ka përfshirë edhe basketbollistët më të mirë si Dardan Berisha, Drilon Hajrizi, Fisnik Rugova, e Rron Ukaj.

Lista përfundimtare e Kosovë përbëhet nga: Altin Morina, Amin Hot, Ardit Pepaj, Dardan Berisha, Drilon Hajrizi, Fisnik Rugova, Gëzim Morina, Meriton Ismaili, Muhamedali Janjeva, Rron Ukaj dhe Samir Zekiqi.

Ndeshja është e vlefshme për rrethin e parë parakualifikues për FIBA Eurobasket 2025. Kujtojmë se takimin e parë e fituan Dardanët në Prishtinë, me rezultat 78:73.

Ekipi i Kosovës të martën (sot) ka udhëtuar drejt Danimarkës, ndërsa është shpallur lista përfundimtare për sfidën ndaj danezëve, ku Dardanët do të paraqiten me disa mungesa, por sidoqoftë angazhimi nuk do të mungojë për këtë sfidë./Indeksonline/