20:43 / E Martë, 07 Gusht 2018 / indeksADMonline

Publikohet orari i Kosovës për ndeshjet e Ligës së Kombeve (Foto)

Kosova do të luaj në Ligën e Kombeve si pjesë e grupit D.

Përfaqësuesja jonë është në grup së bashku me Azerbajxhanin, Ishujt Faroe dhe Maltën, shkruan indeksonline.

Ndeshja e parë do të luhet me 7 shtator në Baku kundër Azerbajxhanit ndërsa e dyta në Prishtinë me 10 shtator kundër ishujve Faroe.

Ndeshja kundër Ishujve Faroe do të jetë e veçantë për faktin se do të jetë e para në stadiumin “Fadil Vokrri. /IndeksOnline/