19:57 / E Mërkurë, 15 Maj 2019

Publikohet video e rrahjes së disa vajzave brenda klasës së gjimnazit ‘Sami Frashëri’ në Prishtinë

Dhuna në shkolla vazhdon të jetë prezente në Kosovë. Një rrahje mes nxënësve është regjistruar edhe sot në shkollën e mesme “Sami Frashëri”, në Prishtinë.

Nga pamjet e siguruara nga Insajderi shihet se si një grup vajzash brenda një klase – rrihen njëra me tjertrën. Nuk janë të pakta raportimet për rastin e rrahjeve brenda këtij institucioni.

Sipas informacioneve rrahja ka ndodhur gjatë ditës së sotshme. Ende nuk dihet nëse ka të lënduar.