18:02 / E Premte, 28 Shtator 2018 / indeksADMonline

Publikohet videoja e vrasjes së reperit XXXTentacion

Vrasja tragjike e reperit XXXTentacion ishte kapur nga disa kamera dhe të enjten është publikuar momenti kur vritet, transmeton Indeksonline.

Videoja tregon se si reperi futet në një dyqan të moto­çikletave dhe shihet se në dyqan hynë edhe dy të dyshuarit duke e përcjellur. Pasi del nga dyqani dhe niset me veturë ai ndalet nga vrasësit me armë.

Pasi e vrasin, ata marrin një çantë “Louis Vuitton”  dhe 50.000 dollarë. Deri më tani janë kapur katër të dyshuar.

Vrasja e X shokoi botën e muzikës./Indeksonline/