14:18 / E Premte, 04 Tetor 2019 / indeksADMonline

“Puna e dr. Ekrem Hysenit është vlerësuar jashtë vendit”

Aktivisti për zbardhjen e fatit të të pagjeturve, Latif Mehmeti, ka thurur lavde për doktorin Ekrem Hyseni, i cili është kandidat me numrin 34 në listën e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Në rrjetin social Facebook, ai ka shkruar se Hyseni ka qenë drejtuesi më i mirë që ka pasur Klinika e Onkologjisë në QKUK dhe dëshmi është vizita e të gjithë liderëve shtetërorë e partiakë.

Postimi i Latif Mehmetit:

Dr. Ekrem Hyseni gjatë kohës sa ishte Drejtor i Institutit të Onkologjisë, njihet si menagjeri më i mirë në QKU, ku gjatë kësaj kohe e kishin vizituar të gjithë liderët shtetëror dhe partiak, pozitë dhe opozitë dhe të gjithë mburreshin me punën e tij.

Gjithashtu puna dhe angazhimi i Dr. Ekremit është vlerësuar edhe jashtë Kosovës, ku edhe u pranua anëtar i Bordit të Onkologjisë të Evropës Qendrore. Falë punës së tij Kosova u bë anëtari më i ri i kësaj familje.