14:25 / E Martë, 11 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Punëtorët e Pallatit të Rinisë nesër në protestë

Punëtorët e Pallatit të Rinisë nesër (12.12.2018) do të mbajnë një protestë duke filluar nga ora 12:00.

Protesta do të mbahet para “New Born-it”, thuhet në njoftimin e tyre.

Sipas tyre, me anën e kësaj proteste do të shfaqin shqetësimet dhe pakënaqësitë e tyre për mos marrjen e pagave për tre muaj me radhë./Indeksonline/