11:28 / E Martë, 17 Shtator 2019 / indeksADMonline

Punëtorët e supermarketit e ndëshkojnë shoferin, që parkoi keq

Punonjësit e një supermarketi, në Argjentinë, i kanë dhënë një mësim një shoferi pasi bëri parkim në vendin e gabuar, raporton Fox News.

Për çfarëdo arsye, shoferi i një Peugeot-i 208 vendosi ta parkonte makinën e vogël franceze në një zonë ku ruhen karrocat për bartje artikujsh gjatë blerjeve. Punonjësit menduan se kundërpërgjigjja më mirë ndaj shoferit do të ishte ta rrethonin makinën me dhjetëra karroca marketi, në mënyrë që të mos dilte.

Fotografitë e skenës qesharake u ndanë në internet nga Arnold Angelini i cili, duke shkruar në spanjisht, tregoj mbështetjen e tij ndaj punonjësve të supermarketit.

Postimi u bë shpejt viral në Facebook dhe në javën që kur u postua, është pëlqyer 1.200 herë dhe është ndarë më shumë se 6.800 herë. /IndeksOnline/