10:12 / E Premte, 16 Mars 2018 / indeksADMonline

Pushimi i ri spektakolar nga puna në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti amerikan Donald Trump ka marrë vendim që ta pushojë nga puna këshilltarin e vet për siguri H. R. McMaster, lajmëroi të enjten mbrëma Washington Post, duke shtuar se presidenti po planifikon që të largojë edhe zyrtarë tjerë të lartë pas largimit spektakolar i sekretarit të shtetit.

Thashethemet për largimin e mundshëm të gjeneralit H. R. McMaster tashëm me javë sillen nëpër medie amerikane. Por, këtë herë Trump është i vendosur që të lirohet nga ai “dhe të bisedojë në mënyrë aktive mbi ndërrimet potenciale”, pretendon Washington Post, duke u thirrur në “pesë burime të inteligjencës mbi këto plane”.

Trump e ka ndërmend ta pushojë McMaster-in me të cilin kurrë nuk është pajtuar mirë por është i gatshëm të pres sepse nuk dëshiron ta poshtërojë një gjeneral me tri yje dhe dëshiron të jetë i sigurt se e ka gjetur trashëgimtarin solid, shkruan kjo gazetë.

E pyetur mbi informatën e Washington Post-it, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Sarah Sanders ka deklaruar se nuk ka ardhur deri te ndryshime në Këshillin Kombëtar për Siguri dhe nuk është deklaruar mbi mundësinë se së shpejti do të vij deri ato./Insajderi/