15:45 / E Mërkurë, 23 Mars 2022 / B O

Putin i “hakmerret” shteteve që i vunë sanksione: Gazin mund ta bleni vetëm me rubla!

Rusia po reagon ndaj zhvlerësimit të monedhës së saj si pasojë e sanksioneve ekonomike. Vendet që janë në “listën e zezë” të Moskës do të mund të marrin gazin rus në këmbim të rublave.

Klientët në vendet e BE-së do të duhet të paguajnë në rubla për dërgesat e gazit nga Rusia. Presidenti rus Vladimir Putin të mërkurën udhëzoi qeverinë të ndalojë pranimin e pagesave në dollarë ose euro.

Dërgesat do të vazhdojnë të jenë plotësisht të garantuara, siguroi shefi i Kremlinit në një video-konferencë të qeverisë që u transmetua në televizionin shtetëror.

Pagesa për mallrat ruse në valutë të huaj ka humbur kuptimin e saj.

“Banka qendrore dhe qeveria ruse tani kanë një javë kohë për të përcaktuar modalitetet për kalimin nga pagesat e këmbimit valutor në rubla”, tha Putin./Indeksonline/