14:35 / E Martë, 08 Janar 2019 / indeksADMonline

Putin më 17 janar në Serbi, nënshkruhen mbi 20 marrëveshje

Presidenti rus, Vladimir Putin do të vizitojë Serbinë më 17 janar. Kjo gjë u bë e ditur nga kabineti i presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Edhe pse programi i vizitës nuk është shpallur, nga njoftime te mëparshme është theksuar se gjatë vizitës së Putin-it, do të nënshkruhen më shumë se 20 marrëveshje bashkëpunimi dypalëshe në fusha të ndryshme dhe se do të diskutohet për realizimin e projekteve të dy vendeve në fushën e energjisë, infrastrukturës dhe inovacionit, transmeton Indeksonline.

Russian President Vladimir Putin , right, shakes hands with Serbian Prime Minister Aleksandar Vucic in the Novo-Ogaryovo residence, outside Moscow, Russia, Tuesday, July 8, 2014. (AP Photo/ Max Shipenkov, pool)

Ndryshe Putin dhe Vuçiq u takuan herën e fundit në Moskë më 2 tetor të vitit të kaluar./Indeksonline/