12:15 / E Enjte, 24 Shkurt 2022 / B O

Putin pret në takim një lider shteti, ja për kë bëhet fjalë

Në kohën kur e ka nisur ushtrinë e tij në luftë me Ukrainën, Vladimir Putin në këto çaste po zhvillon një takim zyrtar. Presidenti rus ka takuar kryeministrin e Pakistanit, Imran Khan.

Kryeministri Imran Khan mbërriti dje në Moskë për një vizitë zyrtare dyditore. Khan do të bëjë presion për ndërtimin e një tubacioni gazi të vonuar prej kohësh në bashkëpunim me kompanitë ruse.

Tubacioni 1,100 km (683 milje) i gjatë, i njohur gjithashtu si gazsjellësi Veri-Jug, u ra dakord fillimisht në vitin 2015 dhe do të financohej nga Moska dhe Islamabad, duke përdorur një kompani ruse për ta ndërtuar atë./Indeksonline/