17:25 / E Premte, 15 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

PVD aprovonte ndërtimin e banesave për refugjatët serbë? (Dokument)

Riza Halimi dhe Ardita Sinani, po bëjnë fushatë kinse Shqipërim Arifi deshiron ta kolonizojë Preshrven me serbë. Por vet PVD mbështeste ndërtimin e banesave për refugjatët serbë.

Lexojeni letren:

Ky nënshkrim i kësaj kontrate është në kuadër të paketit të koalicionit të nënshkruar në Beograd në mes PVD dhe Stojanca Arsiqit me ndërmjetësimin e ministrit dhe kryetarit të atëhershëm të trupit kordinues Markoviq dhe Riza Halimit!

I nderuar z.Alboredo Me këtë ju njoftoj se komuna e Bujanocit përkrahë ndërtimin e objektit për banim social në kushte të mbrojtura për persona të zhvendosur intern dhe rastet sociale ndër banorët lokal. Për këtë qëllim është paraparë lokacioni i cili gjendet në vet qendrën kolektive Salvatore, ku edhe ekziston e gjithë infrastruktura të cilën do ta siguroj komuna. Shfrytëzoj këtë rast që të shpreh keqardhje që nuk kemi mundur ti shfrytëzojmë IPA fondet për shkak të ngjarjeve të njohura politike në komunën e Bujanocit. Shpresoj që IPA 2011 mundësoj realizimin e projektit në një të ardhme të afërt e cila do të sjell mbylljen e qendrave kolektve ashtu edhe zbutjen e çështjeve sociale ndër banorët lokal. Faleminderit për mirëkuptim dhe përkrahje, Në shpresë që të bashkëpunojmë me sukses në realizimin e këtij projekti.