16:47 / E Martë, 30 Janar 2018 / indeksADMonline

Që nga nesër, në këto rrugë nuk mund të qarkulloni

Nga nesër, veturat në kryeqytet nuk mund të hynë pa u nënshtruar një kontrolle nga inspeksioni me qëllim përmirësimin e gjendjes së ajrit, i cili këto ditë ka marr përmasa shqetësuese.

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se ky kontroll do të bëhet nga ora 06 e mengjesit deri në orën 09:00 dhe nga ora 16:oo-deri në 20:00, shkruan Indeksonline.

E rrugët të cilat janë të ndaluara për qarkullim brenda kryeqytetit janë:

1.Bulevardi “Bill Klinton” nga udhëkryqi i rrugëve “Idriz Gjilani,, dhe “Bekim Fehmiu”, gjegjësisht nga shtatorja “Bill Klintoni”
2. Bulevardi “Dëshmoret e Kombit” nga rrethrrotullimi i flamurit!
3. Rruga “Agim Ramadani” nga udhëkryqi i konvikteve;
4. Rruga “Edmond Floxha” te salla “Tetori’,
5. Rruga “Ilir Konushevci”, nga hyrja e drejtimit te Podujevës;
6, Hyrja nga rrethrrotullimi i lagjes ” Arberia” në rrugët “UÇK’ dhe ,,Fehmi Agani,
Këto masa janë marrë pas cilësisë jo të mirë të ajrit i cili ka tejkaluar vlerat e lejuara të grimacve pmm./Indeksonline/