09:59 / E Martë, 09 Mars 2021 / AR

Qelaj: 2021-a do të jetë promovim për mbrojtje nga diskriminimi

Institucioni i Avokatit të Popullit sot ka mbajtur një tryezë diskutimi, teksa Naim Qelaj tha se viti 2021, do të jetë provim për institucionet për mbrojtjen nga diskriminimi, shkruan Indeksonline.

Qelaj u shpreh se nuk janë të kënaqur me zbatimin e Ligjit për barazi gjinore.

“Jemi në një situatë jo të zakontë. Unë dua të theksoi se viti 2021, do të jetë promovim për mbrojtjen nga diskriminimi.

Mirëpo deri tani nuk jemi të kënaqur sa i përket Ligjit për barazi gjinore dhe sa i përket diskriminimit. Kjo kampanjë do të ketë fokus mbrojtjen nga diskriminimi”.