23:44 / E Enjte, 06 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Qëllimi i David Luizit, ta bëjë Arsenalin të ‘shkëlqej’ përsëri

David Luiz ka thënë se nuk do të jetë i kënaqur deri sa të fitojë trofe me Arsenalin dhe ta bëjë këtë klub përsëri të shkëlqej.

Braziliani është bërë pjesë kryesore e skuadrës që nga ardhja e Artetas në krye të klubit, transmeton IndeksOnline.

“Ende kam uri të fitoj trofe. Dua të fitoj trofe me Arsenalin, ” tha Luiz.

“Dua ta bëj këtë klub të shkëlqejë përsëri. Ky është qëllimi im dhe nuk do të ndalem derisa ta bëj atë. Varet nga unë që të vazhdoj ta kem këtë uri çdo ditë. Për mua, gjëja e parë që qëndron pas një ekipi fitues të titullit është besimi. Nëse nuk besoni dhe nuk ëndërroni ose besoni në atë ëndërr, është e pamundur ta bëni atë’ ka thënë futbollisti i Arsenal.

Po ashtu futbollisti ka thënë që duhet të argëtoheni jo vetëm në futboll por edhe në jetë./Indeksonline/.