11:15 / E Hënë, 22 Prill 2019 / indeksADMonline

Qemajl Mustafa, i sapozgjedhuri i PDK-së në Gjilan, punësonte të afërm të tij!

Qemajl Mustafa, i sapozgjedhuri kryetar i PDK-së në Gjilan, i përkrahur edhe nga kryetari i kësaj partie Kadri Veseli fitoi shumicën e votave të delegatëve në kuvendin zgjedhor, duke u rikthyer si kandidat për të parin e qytetit, shkruan Express

Kryetari i Kuvendit, përkatësisht i PDK-së, Kadri Veseli në deklaratat e tij publike është shprehur se nuk do të mbështetet asnjë kandidat i PDK-së që është i akuzuar për korrupsion. Kësaj radhe është bërë një përjashtim sa i përket Qemaj Mustafës i cili haptazi ka ndikuar në punësime të të afërmeve të tij.