22:22 / E Martë, 19 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Qentë endacak sulmojnë një 5 vjeçar në kryeqytet

Rreziku i sulmimit nga qentë endacakë nëpër rrugët e Kosovës është çdo herë i pranishëm.

Në kryeqytet sidomos ka shumë të tillë që enden rrugëve ditë e natë, shkruan Indeksonline.

Një lexues i Indeksonline ka raportuar sonte se para pak çastesh në Dardani të Prishtinës, qentë endacak kanë sulmuar  një fëmijë të moshës 5 vjeçar.

Sulmi ndodhi pranë marketeve Eli Ab dhe Viva Fresh.

Ky qytetar ka thënë se ka qëlluar afër kur qentë sulmuan fëmijën, për çka ka lajmëruar edhe policinë dhe komunën e Prishtinës.

Fëmija menjëherë është dërguar për trajtim mjekësorë nga ekipet emergjente./Indeksonline/

Temat: