09:14 / E Shtunë, 23 Mars 2019 / indeksADMonline

Qeshni me të e thuani çfarë të doni, por statistikat thonë se Giroud është legjendar!

Oliver Giroud ka shënuar një gol në fitoren e Francës 1-4 ndaj Moldavisë.

Ky gol ka bërë që sulmuesi karakteristik të futet në mesin e legjendarëve të “Gjelave”.

Giroud e ka barazuar Trezeguet në historinë e golashënuesve më të mirë në histori të Francës.

Sulmuesi i Chelseat ka bërë 34 gola me Francën dhe është vetëm shtatë gola larg Platinis që rënditet në pozitën e dytë.

Thierry Henry mbetet golashënuesi më i mirë në historinë e përfaqësueses së Francës me 51 gola./Indeksonline/