13:47 / E Enjte, 01 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Qetësohuni interista, Nagatomo kthehet prapë!

Yuto Nagatomo u largua nga Interi në drejtim të Galatasarayit pas shtatë vitesh qëndrim në Guzepe Meaza, shkruan indeksonline.

Japonezi është transferuar në kampionatin turk në formë huazimi dhe agjenti i tij paralajmëron rikthimin.

Mirëpo agjenti i tij, Frederico Pastorello në një prononcim për “fcinternews”, “premtoi” se klienti i tij do të kthehet në qershor.

“Ai u largua nga një klub i madh si Interi për të shkuar në një klub të njëjtë si Galatasaray, një ekip ambicioz, ashtu si Yuto, i cili lufton për të fituar kampionatin. Lojtari është i kënaqur me destinacionin e tij të ri, si dhe ai është i gatshëm të ndihmoj në përpjekje për të fituar kampionatin “.

“Është një huazim pesë mujor, pastaj do të kthehet në Inter në fund të sezonit, do të shohim se çfarë do të jetë situata dhe do të marrim një vendim”. /IndeksOnline/

 

 

Temat: