11:09 / E Mërkurë, 28 Mars 2018 / indeksADMonline

Qeveria deklarohet për Asociacionin

Para disa ditësh , i pari i shtetit, Hashim Thaçi thirri në takim kryeministrin Ramush Haradinaj dhe kryeparlamentarin Kadri Veseli.

Takimi i tyre kishte vetëm një temë, krijimin e një grupi punues për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Pas këtij takimi, Indeksonline ka kontaktuar me zëdhënësen e qeverisë, Donjeta Gashi, e cila ka thënë se pas vendimit të gjykatës, ku thuhet se Asociacioni pati shkelje në 22 nene, ka mbetur rishikimi i këtij procesi dhe pritet që në një te ardhme të afërt të fillojë draftimi i statutit të Asociacionit.

“Qeveria e kaluar ka krijuar një ekip menaxherial, i cili ka për detyrë ta bëjë një gjë të tillë, posa të marrë udhëzimet nga Qeveria e Kosovës. Deri në këto momente që po flasim nuk ka një nismë konkrete për këtë gjë. Gjithsesi Institucionet e vendit janë në koordinim të plotë me njëra tjetrën për këtë çështje. Kurdo që ka risi ne ju lajmërojmë me kohë” , ka thënë Gashi.

Ajo po ashtu ka treguar se Kushtetuta e Republikës së Kosovës është referenca e vetme për draftimin e statutit të Asociacionit.

Ndërkaq sa i përket rolit të qeverisë, Gashi ka thënë se kjo e fundit nuk ka as mandat dhe as vullnet me vepru diçka, ne kundërshtim me Kushtetutën e vendit./Indeksonline/