75 Mall Live Search
12:39 / E Mërkurë, 11 Prill 2018 / indeksADMonline

Qeveria diskuton sot për Asociacionin (Dokument)

Qeveria e Kosovës  do të mbaj sot mbledhjen e radhës nga ora 14:30.

Sipas rendit të ditës të siguruar nga Indeksonline, pikë e dytë e rendit të ditës është edhe Asociacioni i komunave serbe.

“Informatë rreth propozimit për Mekanizmin Punues për Asociacionin e Komunave me Shumicë serbe në Kosovë (ZKM)”, është pika që do të diskutoj sot Qeveria.

Kujtojmë se javën e kaluar, presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjet në fuqi kanë riaktivizuar ekipin menaxherial, i cili do të bëjë draftimin e statutit për Asociacionin e Komunave Serbe.

Draftimi i statutit do të jetë një proces transparent dhe gjithëpërfshirës, i cili do të përbehet nga 3 mekanizma punues: Ekipi menaxhues, Komiteti zbatues si dhe Grupi nacional konsultativ, të cilët do të garantojnë përfshirje të gjithë spektrit politik, shoqërisë civile dhe mekanizmave të tjerë relevant të shoqërisë. /Indeksonline/