75 Mall Live Search
15:50 / E Mërkurë, 19 Shtator 2018 / indeksADMonline

Qeveria e Kosovës ia miraton Rahovecit kërkesën për shfrytëzimin e kësaj prone

Qeveria e Kosovës i ka miratuar kërkesën komunës së Rahovecit për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme, “Pasuri shtetërore e Kosovës , K.K Rahovec” e cila shfrytëzohej nga Agjensia e Pyjeve të Kosovës.

Kjo pronë do të jepet në shfrytëzim me qëllim të ndërtimit të një stadiumi për futboll, fushë hendbolli, volejbolli e tenisi.

“Parcela me numër të njësisë kadastrale P-71510057-02240/1 gjendet tek vendi i quajtur Epopeja e UÇK-së , magjistralja rajonale Rahovec- Malishevë.

Kjo dëshmon që Qeveria e Republikës së Kosovës po i jep përkrahje të vazhdueshme Komunës së Rahovecit.

Realizimi i projekteve të tilla ju ndihmon të gjithë të rinjve që duan të mirren me sporte të ndryshme dhe krijon mundësi të shumta për rekreacion” shkruan ndër të tjera, Smajl Latifi, kryetar i Rahovecit./Indeksonline/

Temat: