21:53 / E Diele, 14 Janar 2018 / indeksADMonline

Qeveria e Kosovës: Ofrojmë gjithë ndihmën institucionale për shërimin e Mustafës

Qeveria e Kosovës është deklaruar lidhur me lajmin për gjendjen shëndetësore të ish-kryeministrit të vendit njëherësh liderit të LDK-së, Isa Mustafa.

Përmes një komunikate për media është bërë e ditur se Qeveria e Kosovës e ka marrë me shqetësim përkeqësimin shëndetësor  të ish-kryeministrit Isa Mustafa dhe po i përcjellë nga afër zhvillimet rreth gjendjes shëndetësore të tij, transmeton Indeksonine.

Qeveria e Kosovës dhe kryeministri Haradinaj janë me familjen Mustafa për t’i ofruar mbështetjen dhe përkrahjen për shërimin e shpejt të ish-kryeministrit Isa Mustafa.

Qeveria e  Kosovës do të ofrojë gjithë ndihmën institucionale për shërimin  e  Mustafës, përfundohet në komunikatën për media./Indeksonline/