12:25 / E Mërkurë, 23 Gusht 2023 / AR

Qeveria i propozon Kuvendi dy kandidatë për anëtarë të Komisionit të Autoritetit të Konkurrencës

Qeveria ka miratuar Propozim-vendimin për t’i propozuar Kuvendit të Republikës së Kosovës kandidatët për pozitat e dy anëtarëve të Komisionit të Autoritetit të Konkurrencës.

Kryeministri Albin Kurti, tha se janë mbajtur intervistat me gojë për kandidatët që kanë qenë në listën e ngushtë dhe se dy kandidatë e përzgjedhur për t’i propozuar Kuvendit janë Florent Mehemti dhe Salihe Gashi-Loku.