14:43 / E Mërkurë, 21 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Qeveria ndan 120 mijë euro për mbledhjen e përbashkët Kosovë-Shqipëri

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka ndarë 120 mijë për organizimin e mbledhjes së përbashkët mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Mbledhja e përbashkët e dy qeverive, të Kosovës dhe Shqipërisë, do të mbahet në Pejë.

Kjo është mbledhja e 5 e përbashkët që organizohet mes dy qeverive, ndërsa risia në fjalë ka pasur si synim bashkëpunimin mes dy vendeve.

Mbledhja e fundit mes dy qeverive është mbajtur në Tiranë, ku u arritën disa marrëveshje bashkëpunimi.