19:18 / E Enjte, 16 Janar 2020

Qeveria teknike është zgjidhja për ngërçin aktual politik në Kosovë?

Shkruan: Fadil Maloku

Ndryshimi i apostrofuar dhe i premtuar parazgjedhor, përmes te cilit këto dy subjekte edhe i morën votat e shumicës relevante te qytetareve te Kosovës, në rast se s’do mund të materializohet përmes koalicionit të proklamuar VV&LDK-, e me qëllim që t’i ikim kolapsimit të edhe kësaj cope shtetësie që e kemi arritur për gjitha këto vite, pra, edhe me qëllim që mos të shkojmë në zgjedhje të reja, e të mos i zhgënjejmë miqtë tanë.

Mendoj që do ishte mirë që këto dy subjekte fitimtare që e kanë fitu legjitimitetin prijatar të publikut (anipse pa legalitet social) ta marrin përsipër që të merren vesh, për një zgjidhje alternative, apo si thuhet për një PLAN B: Ku do të angazhoheshin për krijimin një QEVERIE TEKNIKE: E cila midis tjerash, për imperativ do të duhej ta kishte:

1.Pjesëmarrjen e gjitha subjekteve të certifikuara nga ana e KQZ-s, e në veçanti partitë hisedarë që e kaluan pragun zgjedhor në zgjedhjet e vitit 2019.

2.Tri majat e pushtetit të bëhen në proporcion me fuqinë politike te dëshmuar ne zgjedhjet e vitit 2019 (VV,LDK,PDK,AAK…)

3.Kjo qeveri teknike, do kishte për OBLIGIM:

3.1.Të mbledhë ajkën mendimit dhe gjykimit të shoqërisë: akademike, intelektuale, mediatike, biznisore, civile, etj. në mënyrë që ti hyhet NDRYSHIMEVE KUSHTETUESE (sepse, po shihet qartë, që Kushtetuta aktuale, është bë një “këmishë” e ngushtë për t’i qu përpara disa procese, që atëbotë demiurget e saj ahtisarian nuk i kishin parapa disa zhvillime

3.2.Të filloj ekspertiza e Sistemit Zgjedhor, në mënyrë që të fillohet me ndryshimin e gjitha atyre neneve dhe normave ligjore , qe nuk i rezistuan kohës. Pra, të aplikohet një sistem dinamik zgjedhor, qe është identik me atë amerikan, sidomos në zgjedhjen e Presidentit me vota qytetare

3.3.Të shqyrtoj çdo kërkese eventuale: politike apo civile publike që do vij nga cilado shtresë sociale apo komunitet politik e social i shoqërisë.

3.4.Të insistoj në një Reforme të thellë në Administratën Publike(Sllovenia psh. me gjeografi dhe demografi i ka 33.000 burokratë shtetërore, ndërkaq, Kosova me shtatë herë me e pazhvilluar se ajo i ka diku 98.000!?)

3.5.Të iniciojë vetëm një debat publik për të mundur më pastaj të krijohen kondita për një Reformë serioze e imediate në Arsim e Shëndetësi (në mënyrë që pas zgjedhjeve të reja, Qeveria e dalë të filloj t’i zbatoj taksativisht secilën pikë një nga një)

3.6.Të përgatite konditat e një Platforme gjithëpërfshirëse, pra një “Kontratë” historike me Serbinë 3.7.Ka edhe tjera…duhet identifikuar e gjurmuar ekipet qeveritare te kësaj qeverie teknike…