17:36 / E Martë, 05 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Quaglariella ftohet në përfaqësuese, përgjigja e tij është epike

Sulmuesi veteran i Smapdorias, Fabio Quagliarella është ftuar të luaj për Italinë në ndeshjet kualifikuese për Euro 2020 që fillojnë muajin e ardhshëm.

Pasi shënoi në 11 ndeshje të njëpasnjëshme, 36 vjeçari është ftuar përsëri nga Roberto Mancini, shkruan Indeksonline.

Futbollisti ka mbetur i befasuar nga kjo ftesë sa që nuk e ka kuptuar arsyen e ftesës për shkak të moshës që ka.

“Të grumbullohesh në kombëtare në moshën 36 vjet është një ndjenjë e shkëlqyeshme. Në një moment thash: Mister a po më thirrin në kombëtare që ti ndihmoj stafit apo si lojtar që të luaj?”, ka thënë Quagliarella.

Sulmuesi veteran është në pozitën e dytë në listën e realizatorëve në Serie A, ku ka shënuar 16 gola një më pak se Ronaldo që mban kreun. /IndeksOnline/