19:03 / E Diele, 09 Shtator 2018 / indeksADMonline

Qumështi nuk i përkeqëson fëmijët kur kanë kollë, hulumtuesit rrëzojnë mitin

Miti i moçëm se dhënia e qumështit në fëmije të sëmurë mund t abej edhe më keq, mund të jetë marrëzi, sugjeron hulumtimi i ri.

Mjekët thonë se prindërit shpesh thonë se nuk u japin fëmijëve qumësht sepse ajo rritë prodhimin e mukozës, duke e bërë më keq kollën ose infeksionin e mushkërive.

Por, shkencëtarët kanë zbuluar se “përrallat e grave” të moshuara nuk është e vërtetë dhe thonë se fëmijëve duhet t’u jepet qumësht sepse kalciumi është jetë për shëndetin e kockave.

Miti duket me origjinë nga një udhëheqës shpirtëror në 1204 dhe u përsërit për qindra vjet pa prova shkencore./Indeksonline/