16:23 / E Diele, 25 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Qytetarët në veri të Mitrovicës: Kemi ushqim të mjaftueshëm, por kemi mungesë të barnave

Në Mitrovicën veriore ka ushqim të mjaftueshëm, por qytetarët thonë se tashmë kanë filluar të ndjejnë mungesën e barnave të caktuara, në barnatore të shumta.

Poashtu është bërë e ditur se nuk ka tensione në mes shqiptarëve dhe serbëve në këtë anë. Sipas Tanjug, qetësia ka mbretëruar edhe në ‘Lagjen e Boshnjakëve’ ,transmeton Indeksonline.

Por tutje ankesa ka pasur për mungesën e gazetave serbe. Zvezdan Mihajoloviq nga kompania ‘Beokolp’ ka deklaruar se sot është dita e katërt ku në veri mungojnë gazetat serbe pasi sipas tij kërkohen faturat ku shkruhet ‘Republika e Kosovës’.

Ai tutje ka thënë se mungesa e kësaj ka ndikuar që edhe gjatë fundjavës të mos bëhet shpërndarja e këtyre gazetave.

Ndryshe Qeveria e Kosovës së fundi mori vendim që të gjitha produkteve serbe dhe atyre të Bosnje Hercegovinës t’u vihet taksë 100%, vendim ky i cili mori reagime të shumta por që u mirëprit nga qytetarët kosovarë./Indeksonline/

Temat: