14:17 / E Hënë, 08 Janar 2018 / indeksADMonline

“Qytetarët po vdesin rrugëve dhe pushteti hedh valle”, qytetari në Fier dërgon foton e pazakontë

Pushteti hedh valle, populli zvarritet rrugëve… Ky është përshkrimi ideal i fotove të mëposhtme.

Një qytetar është gjetur i shtrirë dhe gati i pavetëdijshëm në rrugën e fshatit Cakran, Fier. Nuk dihet identiteti i tij apo se çfarë mund të ketë, por qytetari që ka dërguar fotot për JOQ.al shprehet se mundi që ta ndihmojë duke e tërhequr dhe larguar nga mesi i rrugës dhe kaq.

Qytetari u shpreh:

2018 dhe njerëzit po vdesin rrugëve dhe askush s’merr mundimin t’i ndihmojë. Rroft Edi Rama! E pashë të shtrirë në rrugë dhe thjesht e kalova në trotuar. Ku janë mabulancat apo policia?”

Por, nuk dihet nëse është njoftuar ambulanca apo policia.

Ky person gjendet shumë pranë njësisë administrative Cakran të Fierit.

Temat: