16:18 / E Hënë, 30 Prill 2018 / indeksADMonline

Qytetari ankohet për rrahje nga policët në shesh të Ferizajit [Video]

Në një video shihen tre zyrtarë të Policisë së Kosovës duke shqelmuar një person të prangosur nga vetë ata, një vit më parë.

Nga kjo video të dërguar në kallxo.com shihen tre zyrtarë policorë që e kanë kapur dhe po e shqelmojnë një person të prangosur nga vetë ata.

Sipas ankuesit, ai është arrestuar fillimisht nga dy zyrtarët policorë. Më pas,këtyre dyve u kishin ardhur përforcime.

Ngjarja ka ndodhur në sheshin e Komunës së Ferizajt më 24 prill 2017.

Mediumi në fjalë  ka dërguar pyetje në Polici dhe në Inspektoratin Policor të Kosovës dhe është duke pritur përgjigje nga këto dy institucione.

(Foto ilustrim)

Më poshtë pamjet: