15:02 / E Enjte, 18 Prill 2019 / indeksADMonline

Qytetet e vogla më të bukura në Zvicër

Kur ndonjëherë është koha të largoheni nga qytetet si Gjeneva dhe Cyrihu, vetëm dy orë larg, qytezat e vogla pitoreske të Zvicrës janë si të ecësh gjatë xhirimeve të një filmi mesjetar.

Rrugët me kalldrëm dhe kështjellat, shatërvanet e dekoruara dhe shtëpitë si të vizatuara nuk është aspak e vështirë t‘i gjeni në qytetet e Zvicrës e gjitha kjo falë antikës dhe neutralitetit.

Këtu janë 5 qytezat secila me 10,000 banorë që mund të vizitohen në një udhëtim të lirë dhe të shpejtë si nga Gjeneva ashtu dhe nga Cyrihu.

Estavayer-le-Lac

Estavayer qëndron në jugun e liqenit Neuchâtel, me pamje nga malet Jura.

Me një kështjellë mbi liqenin dhe brenda në qytezë janë rrugë të shtruara me kalldrëm, përcjell albinfo.ch.

Grruyères

Prej nga vie djathi? Qëndroni në sheshin e Gruyères dhe ju mund të faleni për idenë se jeni duke qëndruar në xhirimet e një filmi hollywoodi-an, Po është ajo fotografi perfekte me një kështjellë në maje të qytezës. Gjithashtu sigurohuni të hani një drekë me djathë sa jeni aty.

Lenzburg

Është një përzierje mesjetare e portave dhe oborreve që kanë mundur të krijohen nga vëllezërit Grimm. Në këtë qytezë është qendra me një koleksion të ndërtesave të cilat ofrojnë një pamje të mrekullueshme.

Willisau

Një qendër me rrugë të gjera dhe e veshur me ndërtesa të bukura ndërsa më pitoreske janë portat mbresëlënëse të qytetit. 

Rapperswil

Mënyra më e mirë për të mbërritur në Rapperswil është me varkë nga Cyrihu deri në skajin e liqenit me të njëjtin emër. Sa më shumë afroheni aq më impresive bëhet. Shëtitni në rrugët pa makina të kësaj qyteze dhe shijojeni një akullore nën rrezet e diellit.