16:33 / E Martë, 16 Korrik 2019 / indeksADMonline

Rabiot zbulon çfarë i tha Buffon para se të transferohej në Juventus

Ardhja e re e Juventusit, Adrien Rabiot foli për televizionin ‘JTV’ për transferimin e tij te Juventusi dhe zbuloi informata të tjera interesante rreth lëvizjes së tij.

Jam shumë i lumtur që jam këtu. Juventusi është një klub i madh me prestigj dhe histori të madhe. Një nga arsyet për mua për të ardhur në Juve ishte vullneti për të përmirësuar veten dhe për të marrë karrierën time në një nivel më të lartë. Ky është vendi më i mirë që mund të merrja”- tha Rabiot.

Ai zbuloi edhe se kishte patur një bisedë me Buffon para se të transferohej në Torino.

Kam biseduar me shumë njerëz para se të pranoj Juventusin, përfshirë Gianluigi Buffonin. Ai e njeh mirë klubin dhe më foli për jetën këtu. Është shumë e rëndësishme të kërkoni ndihmë dhe këshilla për të bërë zgjedhjen e duhur të karrierës” tregon Rabiot.

Ishte e këndshme për të marrë komplimente nga Buffon, i dërgova një mesazh Gigit për ta falënderuar atë ” -përfundoi Rabiot.

Adrien Rabiot nënshkroi me Juventusin në fillim të këtij muaji pasi kontrata me PSG kishte përfunduar. /Indeksonline/