17:13 / E Martë, 08 Maj 2018 / indeksADMonline

Raiola ia prish punët Manchesterit (FOTO)

Mino Raiola është njëri nga menaxherët më të zhurmshëm kohët e fundit në botën e futbollit.

Ai ka bashkëpunuar shumë me Manchester United, duke transferuar në Old Traford futbollist si Pogba, Mkhitaryan dhe Ibrahimovic.

Mirëpo ai i ka prishur punë skuadrës angleze në transferimin e klientit të tij, Justin Kluivert, shkruan indeksonline.

Ylli i Ajax kishte dëshirë të transferohet te Manchesteri mirëpo Raiola e ka bindur që të vazhdoj kontratën me skuadrën holandeze.

Marrëveshja e re do t’i sjell të ardhura prej 1.5 milionë euro në sezon.

Gjithashtu ai do të përfitoj 20% të shumës së transferimit nëse Ajax dëshiron ta shesë një ditë. /IndeksOnline/