13:04 / E Hënë, 03 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Rakitiqi zbulon se donte të largohej nga Barca, por kjo i ndryshoi mendje

Ivan Rakitiqi e kishte menduar seriozisht largimin në merkaton e janarit.

Ylli kroat nuk ishte i kënaqur me stafin e Ernesto Valverdes dhe Bacelona mendonte ta shkëmbente me Bernandeschin e Juventusit.

Por ardhja e trajnerit të ri, Quique Setien, i ka ndryshuar mendje dhe kroati ka vendosur të qëndrojë në Camp Nou.

Unë po mendoja të ikja në afatin e janarit. Marrëdhënia me trajnerin dhe stafin e tij nuk ishte më e mira, ishin periudha të këqija, por tani është e kaluar. Mund të them pa problem se nuk më pëlqyen më gjërat në Barcelonë, ​​tani është koha ta kthej faqen, dua të dëgjoj që të gjithë llogariten tek unë“, ka thënë Rakitiqi për Marca-n. /IndeksOnline/