19:27 / E Shtunë, 31 Mars 2018 / indeksADMonline

Rama: Ata që kryen dhunë sot, nuk do t’i shpëtojnë ndëshkimit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama pas protestës së sotme në Rrugën e Kombit, përkatësisht tek Tuneli i Kalimashit, ka thënë se ata që bënë vandalizëm sot, nuk do t’i ikin ndëshkimit.

Rama ka thënë se ata që kryen akte dhune  në rrugën e Kombit, nuk përfaqësojnë popullin e Shqipërisë as Kukësit, shkruan Indeksonline.

Sipas tij, ata janë anti shtet, nuk janë Kukësi e as Shqipëria.

Ndërsa, pati kritika edhe për opozitën.

Disa pjesë nga fjalimi i tij:

Ata që kundërshtuan, bënë barbari të dhunshme, që ngritën dorë mbi forcën e policisë, duke sulmuar rendin e udhëtarëve.

Ata Nuk do të këtë asnjë shanse ti shpëtojë ndëshkimit.

As populli i Shqipërisë as Kukësit nuk kanë lidhje më këtë vandalizëm, me dëshpërimin  tuaj agresiv.

Përfaqësuesit e opozitës, tallën me pakicën për të nxitur rrëmuja kur janë në opozita.

Fatkeqësisht, Shqipëria ka mbetur pa opozitën që meriton.

Me reforma e jo me lotë krokodili nuk bëhet opozitë e fuqishme.

Kukësi nuk do të kthehet mish për zjarrin që duhet të nxjerrin politika tiranase

Këta që bënë sot vandalizëm janë anti shtet, nuk janë Kukësi, nuk është Shqipëria.

Me vandalet,ne do të sjellim siç e meritojnë.

Ndërsa, me miqtë shqiptar ashtu siç na don vizioni që kemi. Do të bashkëbisedoj dhe do të shpjegoj të gjitha të vërtetat e shtrembëruara lidhur me kontratën për pagesën për Rrugën e Kombit.

Kundërshtuesit që nuk kanë asnjë lidhje me krimet e rënda të ditës sot, të jenë të qetë.

Ne do të vazhdojmë të komunikojmë intensivisht, për ti shpjeguar të vërtetën e kontratës së mirëmbajtjes së rrugës. Për të bërë më të mirën e mundshme për përdoruesit me të shpeshtë  të kësaj rrugë.

Rruga e kombit i ka kushtuar shumë shtrenjtë shqiptarëve, dhe shqiptarët nuk pranojnë të kushtojë më shtrejtë nesh që sot ne të garantojmë të ardhmen tonë./Indeksonline/