20:53 / E Shtunë, 03 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Rama-deputetëve: Mos i komentoni vendimet e presidentit

Kryeministri Edi Rama u ka dërguar një mesazh deputetëve të tij ku u kërkon që të mos bëjnë “asnjë lloj komenti” mbi vendimin e Presidentit për të mos dekretuar Sandër Lleshin si ministër të Brendshëm.

“Lutem asnjë lloj komenti askush për vendimin e Presidentit! Ne jemi shumica dhe ne kemi detyrën t’i dalim Zot njerëzve, vendit, Kushtetutës me maturi dhe vendosmëri. Politika është shah, mos e harroni”, lexohet në mesazhin që u ka dërguar Rama deputetëve.

 

Temat: